Familja shqiptare në Greqi që ushqen çdo ditë 150 emigrantë sirianë – VIDEO

Rrugët e Athinës dhe veçanërisht porti është mbushur plot me refugjatë, që mbërrijnë çdo ditë nga Turqia. Solidariteti me refugjatet në Greqi është i dukshëm. Në një nga kampet e improvizuara gjetëm një familje emigrantësh shqiptarë, që çdo ditë përgatisin ushqime në banesë dhe u ofrojnë një vakt të ngrohtë deri edhe 150 refugjatëve.
Bashkë me gjyshen e saj, një vajzë, fëmijë nga martesa e një shqiptari me një emigrante nga Ukraina, thotë se, së bashku me gjyshen dhe babanë e saj ndihmojnë emigrantët me ushqim. “Ne vijmë e iu sjellim për të ngrënë emigrantëve. Ata na thonë faleminderit në anglisht. Ndihem mirë, është mirë të ndihmosh njerëzit në nevojë”, thotë Arjana Sulollari, raporton Tch.
Xhevahir Sulollari, emigrant në Athinë në të shumtën e kohës është i papunë, por pavarësisht kësaj, me të ardhurat e tij blen ushqime për refugjatët.
“Vijmë këtu çdo ditë në mbrëmje, pasi i kemi bërë gati në shtëpi. I shpërndajmë pasi mblidhen njerëzit dhe këtë e bëj, sepse kam vuajtur edhe vet në fillim. E di çdo të thotë të jesh pa ngrënë dhe sidomos me fëmijë të vegjël”, thotë Xhevair Sulollari, emigrant në Greqi.
Qeveria greke po bën gati edhe disa kampe, por vendi i tij – thotë kryeministri Tsipras, – nuk mban më shumë se 70 mijë refugjatë. Emigrantët që qëndrojnë rrugëve kanë shpresë vetëm të ikin në Gjermani.
Familja shqiptare në Greqi që ushqen çdo ditë 150 emigrantë sirianë – VIDEO Familja shqiptare në Greqi që ushqen çdo ditë 150 emigrantë sirianë – VIDEO  Reviewed by Tipi on 12:33 AM Rating: 5

No comments: