Flet Nora Istrefi: Ja e vërteta e ndarjes me Robertin....

Kanë qenë të shumta thashethemet për një krizë mes çiftit Nora Istrefi dhe Robert Berisha. Ka qenë Roberti ai që është përgjigjur më së shumti në media, ndërsa Nora e ka dhënë versionin e saj të parë ditën e djeshme. Në një intervistë për Ekspress Rozë këngëtarja e hitit “Sa t’kom dasht”, ka thënë se këto lajme nuk janë aspak të vërteta. “Ne nuk kemi krizë, pasi martesa jonë nuk është produkt i një lidhje një javore, por një lidhje e gjatë dhe shumë e konsoliduar. Si dëshmi e kësaj lidhje të gjatë erdhi kurorëzimi në martesë dhe më pas Renee. Thashethemet janë prezente dhe nuk ndikohem prej tyre, sidomos tani që kam Renee, e cila më mbush me shumë dashuri dhe sinqeritet”, tha Nora. E pyetur nëse kishte në plan ta shtonte familjen e saj me një tjetër pjesëtar, Nora ka thënë se do kishte shumë dëshirë të kishte edhe një fëmijë tjetër. “Më parë mendoja që do bëja vetëm një fëmijë, por nuk do ta lija me një fëmijë familjen tonë sepse Renee më fal shumë dashuri. Jam duke e shijuar shumë periudhën me të”, ka thënë Nora Istrefi. - 
Flet Nora Istrefi: Ja e vërteta e ndarjes me Robertin.... Flet Nora Istrefi: Ja e vërteta e ndarjes me Robertin.... Reviewed by Tipi on 1:08 AM Rating: 5

No comments: