Gazetarja“zbulon” se çfarë ka brenda kampit Bondsteel(Kosov)

Kampi i Bondsteel-it është ndërtuar në Kosovë, pas bombardimit të Serbisë kur rajoni ra nën kontrollin e misionit paqeruajtës ndërkombëtar.
Kampi ka një sipërfaqe prej 3.8 km² të tokës dhe është ndërtuar kryesisht nga kasollet prej druri. Rreth 25 kilometra rrugë të shtruara bëjnë lidhjen e 300 objekteve brenda kampit.
Shumë shqiptarë etnikë, që përbëjnë popullsinë e komuniteteve aty pranë, janë të punësuar në punë të ndryshme në kamp. Ata paguhen diku mes 400 dhe 800 eurove, e cila sipas standardeve lokale është një shumë e konsiderueshme e të hollave. Në të kaluarën rreth 2.500 banorë lokalë punonin në kamp, por tani ka vetëm 100 të tillë.

Përveç ushtarëve amerikanë të përfshirë në misionin e KFOR-it, personeli ushtarak përbëhet nga një përzierje vendesh, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Turqia, Rumania, Sllovenia dhe Ukraina, janë gjithashtu të pranishëm në Bondsteel.
Zyrtarisht, numri i tankeve dhe helikopterëve ushtarakë nuk është i ditur, por sipas raporteve ka rreth 20 raketa të zeza, një Apache dhe një duzinë tanke e tipit ‘M1A2 Abrams’.
Çdo ditë në orën dy pasdite bie alarmi në të gjithë kampin. Medies iu tha se kjo është bërë për trajnimin e personelit që të veproi siç duhet gjatë fatkeqësive natyrore.
Rotacioni i personeli ndodh çdo tre deri në gjashtë muaj, në varësi të situatës së sigurisë.
Edhe pse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, ushtarët që shërbejnë në Bondsteel paguhen rreth 3,000 dollarë, plus një kompensim prej 40 për qind për “rrezikun e fillimit të luftës në Kosovë”, shkruan Inserbia.com.

Administrata në Bondsteel përpiqet që të siguroi që ushtarët nuk do të marrin produkte nga jashtë dhe për këtë mban dyqane në të cilën personeli mund të blejë rroba dhe ushqim nga Shtetet e Bashkuara.
Ekziston edhe një dyqan suveniresh ku mund të blejnë suvenire nga shumë vende të botës, me përjashtim të Serbisë, ka thënë autori.
Pozita e kampit e bën vendin më të rëndësishëm ushtarak të ushtrisë së SHBA-së në Evropë. Të gjithë vendet e rëndësishme janë në afërsi të konsiderueshme – kontingjentet ushtarake të SHBA-ve në Maqedoni dhe Bosnje, si dhe bazat e ushtrisë së SHBA-së në Itali. /Insajderi.com

Gazetarja“zbulon” se çfarë ka brenda kampit Bondsteel(Kosov) Gazetarja“zbulon” se çfarë ka brenda kampit Bondsteel(Kosov) Reviewed by Tipi on 12:48 AM Rating: 5

No comments: