Ky është 19 vjeçari Kosovar që humbi jetën (Foto)....

Në fshatin Zhabar të Mitrovicës, personi me inicialet G.A, në moshën 19 vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti derisa po rinovonte një mur. Express merr vesh ai ishte i vetmi fëmijë në familje, pasi nuk kishte as vëllezër e as motra të tjera.
Lajmin  e humbjes së G.A e ka konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se viktima është gjetur pa shenja jete pas shembjes së murit.
“Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, derisa njësitet policore janë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.”
Gazeta Express merr vesh se i ndjeri ishte duke punuar në renovimin e një pishine, kur një bager e ka goditur murin dhe ka rënë mbi të.
Në Polici kanë thënë se rasti po hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
12835020-1519338358371391-879164117-n 12825422-1519336738371553-1752384291-n
Ky është 19 vjeçari Kosovar që humbi jetën (Foto).... Ky është 19 vjeçari Kosovar që humbi jetën (Foto).... Reviewed by Tipi on 1:32 PM Rating: 5

No comments: