Nazime Visha e cila qëndron në burg për vrasjen e përdhunuesit të saj,tani bëhet....

Nazime Visha e cila qëndron në burg për vrasjen e përdhunuesit të saj, pas tre vitesh qëndrimi në burgun e “Ali Demit” në Tiranë ka mundur që të kthehet në kuzhinieren e këtij institucioni.
Burime nga administrata e këtij burgu sqaruan për ReportTv se Nazimja ka mbi 5 muaj që e ushtron profesionin e kuzhinieres në këtë burg dhe se këtë zanat ajo ka arritur ta fitojë pas një kursi, punë për të cilën tani dhe paguhet.
Visha e cila me historinë e saj tronditi opinionin publik në vitin 2012 dhe sot e kthyer në kuzhiniere, prej ditësh është në pritje dhe të një dekreti falje nga presidenti Bujar Nishani.
Vetë presidenca nuk ka bërë asnjë koment pas kërkesës për falje, ndërsa dy herë më parë ky institucion ja ka refuzuar amnistinë Nazime Vishes.
Visha u arrestua në 2012 pasi vrau Fiqiri Muçën duke pranuar krimin dhe duke argumentuar se ai e kish përdhunuar që në moshën 14-vjeçare
Nazime Visha e cila qëndron në burg për vrasjen e përdhunuesit të saj,tani bëhet.... Nazime Visha  e cila qëndron në burg për vrasjen e përdhunuesit të saj,tani bëhet.... Reviewed by Tipi on 3:50 AM Rating: 5

No comments: