Vjedh makinën, plagos një kalimtar dhe përplas 5 makina të tjera (Video)

Menjëherë policia ka arritur  të identifikojnë dhe më pas shoqerojnë shtetasin Dritan  Tufa, 35 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes. 
Ngjarja nis rreth orës 20:15, në rrugën e “Kavajës” kur mjeti tip "Hyndai", në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, është konstatuar duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga një patrullë policie.
Patrulla është vënë menjëherë në ndjekje të kësaj mamine. Mjeti ka ndryshuar korsinë e lëvizjes dhe nga shpejtësia tej normave ka humbur kontrollin duke përplasur 4 mjete të tjera, ndër to edhe mjetin e policisë që po e ndiqte.
Humbja e kontrollit ka bërë që ky mjet të përplaset me murin e një supermarketi dhe për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi B. H, 62 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i jepet ndihma në QSUT. Më pas drejtuesi i mjetit ka dale nga makina duke u larguar me vrap.
Ky automjet dyshohet të jetë vjedhur me thyerje (pasi është konstatuar xhami anësor i thyer) rreth 20 minuta përpara ngjarjes. Përdoruesi i autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, shtetasi Sh. Ç. ishte paraqitur ne Komisariatin Nr. 6 për të bërë kallëzim për mjetin e  vjedhur.
Vjedh makinën, plagos një kalimtar dhe përplas 5 makina të tjera (Video) Vjedh makinën, plagos një kalimtar dhe përplas 5 makina të tjera (Video) Reviewed by Tipi on 3:23 AM Rating: 5

No comments: