Momenti kur 23-vjeçarja nga Tirana u vë flakën 4 makinave (VIDEO)

Është publikuar për herë të parë video e cila tregon momentet kur Desara Mancellari i ka vënë flakën katër makinave të babait të të dashurit të saj, Filip Papajani.
Në videon e publikuar nga “Tv Klan”, tregohet momenti se si Desara Mancellari ka lyer në fillim me benzine njërën prej makinave dhe pastaj i ka vendosur flakën .
Por pastaj të katërta janë shkrumbuar.
Ngjarja ndodhi më datë 1 Prill në orët e para të mëngjesit. Vajza e cila shihet me kapuç në kokë, dhe me çantë shpine, pasi kishte shkuar në shtëpi i kishte futur të gjitha rrobat në lavatriçe për të larë, pasi i mbanin era benzinë.
“Pas identifikimit është bërë ndalimi i shtetases Desara Mancellari, 23 vjeç, banuese në Tiranë” ­njofton policia. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshjet e saj në momentin që ka kryer këtë veprim të kundraligjshëm.
Momenti kur 23-vjeçarja nga Tirana u vë flakën 4 makinave (VIDEO) Momenti kur 23-vjeçarja nga Tirana u vë flakën 4 makinave (VIDEO) Reviewed by Tipi on 11:39 PM Rating: 5

No comments: