Sophie Castriota është brezi i 14-të i Gjergj Kastriotit, dhe këtë gjë ajo mundohet të mos e fshehë në asnjë moment.
Bukuroshja e cila jeton në Brisbane të Australisë dhe studion në Akademinë e Muzikës, ka treguar me anë të fotove të shumta në Instagram se ndihet shumë krenare për origjinën e saj, shkruan anabel. Ajo nuk e flet shumë mirë gjuhën shqipe, por nuk harron të bëjë simbolin e shqiponjës me dy duart. Sophie me një talent të madh në violinë, ka luajtur me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë në sheshin e Melbourne-t vallen e Rugovës, duke i prezantuar vendasit me një copëz arti tradicionale shqiptare.
19-vjeçarja ka treguar se së bashku me të ëmën janë duke punuar për realizimin e një filmi biografik mbi jetën e Skënderbeut. Sipas Sophies, kjo do e bashkojë akoma dhe më shumë kombin shqiptar. Violinistja e re dallohet dhe për një pamje mahnitëse. Fotot tregojnë qartë që përpos gjakut, edhe bukuria e saj është mbretërore. Për më shumë, shfletoni galerinë.
Trashëgimtarja e Skënderbeut: Një mbretëreshë bukurie! (Foto/Video)
Reviewed by Tipi
on
4:48 AM
Rating:
No comments: