VIDEO E RE TRONDITËSE: JA VRASJA E ELTON ÇIÇËS TE “DE NIRO”Ne Tirane.

Bezat raporton se bëhet fjalë për një vrasje të tipit mafioz, pasi autori ka hyrë me shpejtësi në lokal, është drejtuar menjëherë nga tavolina ku ndodhej Çiça me kater persona të tjerë dhe e ka qëlluar me dy plumba në kokë me gjakftohtësinë më të madhe. Mësohet se një nga personat që ndodhej në tavolinë me viktimën ishte oficer policie, kurse tjetri gazetar. Pasi ka kryer vrasjen ai është larguar me shpejtësi nga lokali.
Dyshohet që autori është një person rreth të 40-ve, por policia nuk ka mundur ende ta identifikojë.
Ngjarja ka shkaktuar panik se në vendngjarje ka pasur shumë dëshmitarë që ishin ulur në lokal. Mësohet se policia ka konfiskuar kamerat dhe po kqyr pamjet për të identifikuar dhe kapur autorin.
DETAJE TE REJA NGA DINAMIKA E NGJARJES
Ndërsa orët kalojnë, detaje të reja zbulohen nga vrasja e mbrëmshme në ish-Bllok, në një lokal tejet të populluar me klientelë.
Mësohet se autori i vrasjes u ndihmua nga 2 persona teksa doli nga lokali ku kreu vrasjen e shtetasit Elton Çiça. Dëshmitarë pohojnë se autori i veshur me bluzë sportive, xhinse blu dhe fytyrën e mbante të fshehur me një kapele të bardhë i është drejtuar me emër viktimës, Elton Çiça. Pasi i ka folur, autori ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë.
Një detaj që përforcon pistën e hakmarrjes, ka qenë dhe zbulimi i një arme në cantën e viktimës.
Ndërkaq burimet kofnirmojnë se në tavolinë me viktimën ndodheshin dhe 4 persona.
VIDEO E RE TRONDITËSE: JA VRASJA E ELTON ÇIÇËS TE “DE NIRO”Ne Tirane. VIDEO E RE TRONDITËSE: JA VRASJA E ELTON ÇIÇËS TE “DE NIRO”Ne Tirane. Reviewed by Tipi on 2:24 AM Rating: 5

1 comment:

  1. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR ELLEN, një magjistare e fuqishme që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 dhjetor 2021 për të parë se si mund ta riktheja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR ELLEN. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR ELLEN Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR ELLEN për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :ellenspellcaster@gmail.com

    Whatsapp: +2349074881619

    ReplyDelete