Arrestohet një refugjat në Preshevë

Një refugjat është arrestuar në Preshevë, sepse e ka të njëjtën pasaportë sikurse terroristi që kreu sulmet në Paris, shkruan Guardian. Në pasaportë janë emri dhe të dhënat e njëjta, por me fotografi tjetër.
Zyrtarët serbë besojnë se dy pasaportat janë false, por kanë shtuar se janë duke bashkëpunuar me hetuesit francezë, transmeton gazeta britanike.
Policia franceze ka gjetur një pasaportë siriane në afërsi të trupit të terroristit i cili ka kryer sulmin afër stadiumit të Francës.
Al Mohamed më 7 tetor është regjistruar në Preshevë, ku pastaj nga Serbia ka kaluar në Kroaci.
Në kampin e refugjatëve në Opati ka qëndruar gjashtë orë e pastaj përmes Hungarisë ka kaluar në Austri.
Arrestohet një refugjat në Preshevë Arrestohet një refugjat në Preshevë Reviewed by Tipi on 8:57 AM Rating: 5

No comments: