Si ta njohim sëmundjen e diabetit dhe si ta parandalojmë

Shënimi i Ditës Botërore të Diabetit, në mbarë botën ka për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për sëmundjen e diabetit. 14 Nëntori, është pikërisht edhe ditëlindja e zbuluesit të Insulinës, mjekut kanadez Frederick Banting. Sot sëmundja e diabetit ka një përhapje deri 8.3% në mbarë botën.
Ass.dr.Merita Emini Sadiku,PhD
Interniste-endokrinologe-diabetologe
Diabeti i sheqerit ( diabetes mellitus) është një çrregullim metabolik i cili karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe që shoqërohet me çrregullime të metabolizmit të karbohidrateve (sheqernave), yndyrave dhe proteinave. Kjo sëmundje vjen si pasojë e defektit të sekretimit të insulinës, të veprimit të saj, të dyjave bashkë ose mungesës së plotë të sekretimit të insulinës, i cili është një hormon që më të drejtë konsiderohet çelës për futjen e glukozës në qelizë.
Me kalimin e kohës, për shkak të kontrollit jo të mirë të sëmundjes, mund të shfaqen komplikimet akute dhe kronike. Strukturat e para të trupit që preken nga kjo sëmundje janë vazat e gjakut dhe nervat, të cilat janë pjesë përbërëse e çdo organi në trup dhe rrjedhimisht, mund të ndodhë edhe dëmtimi i këtyre organeve, sikurse janë dëmtimi i syve, veshkave, zemrës, truri dhe këmbët.
Si ta njohim sëmundjen e diabetit dhe si ta parandalojmë Si ta njohim sëmundjen e diabetit dhe si ta parandalojmë Reviewed by Tipi on 9:06 AM Rating: 5

No comments: