Ka filluar në Prishtinë takimi i grupeve të punës për jetësimin e marrëveshjes Kosovë –Shqipëri për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
Në takimin e parë të këtyre grupeve sot ishin të pranishëm ministri i Diasporës, Valon Murati, njëherësh nikoqir i takimit, Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe e Sportit e Republikës së Shqipërisë; Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Osman Shahini, sekretar i MeD-së, përfaqësues të ministrive përkatëse dhe anëtarët e grupeve punuese.
Kosova e Shqipëria me nisma të përbashkëta për mësimin e shqipes në diasporë
Reviewed by Tipi
on
7:33 AM
Rating:
No comments: