Borziloku: Antibiotik dhe antioksidues natyral, që parandalon diabetin, astmën dhe sulmin në zemër Borziloku: Antibiotik dhe antioksidues natyral, që parandalon diabetin, astmën dhe sulmin në zemër


Borziloku është bimë me aromë të këndshme, më së shpeshti me gjethe të gjelbra. E kanë përdorur grekët, romakët, në Egjipt dhe indianët. Në Indi përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve, diabetin, astmën, impotencën, gurët në veshka, sterilitetin dhe alergjitë. Borziloku njihet për faktin se ka përbërës të fortë antioksidues. Antioksiduesit, që në mënyrë natyrale i hasim në borzilok, mbrojnë trupin nga radikalet e lira, parandalojnë plakjen e qelizave dhe shfaqjen e disa llojeve të kancerit. Antioksiduesit janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të shëndetshëm, e borziloku është burimi i tyre. Një nga antioksiduesit nga borziloku është betakarotinë, që në trup shndërrohet në vitamina A, parandalon oksidimin e kolesterolit në gjakrrjedhje dhe në këtë mënyrë mbron zemrën dhe enët e gjakut. Dëmtimet e shkaktuara si pasojë e radikaleve të lira ndikojnë në zhvillimin e shumë sëmundjeve, si astma: osteoartriti dhe artriti reumatoid. Borziloku është burim i mirë për vitamina B6 dhe magnezi. Magnezi përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular, duke ndihmuar në relaksimin e muskujve dhe enëve të gjakut. 
Borziloku: Antibiotik dhe antioksidues natyral, që parandalon diabetin, astmën dhe sulmin në zemër Borziloku: Antibiotik dhe antioksidues natyral, që parandalon diabetin, astmën dhe sulmin në zemër  Borziloku: Antibiotik dhe antioksidues natyral, që parandalon diabetin, astmën dhe sulmin në zemër Borziloku: Antibiotik dhe antioksidues natyral, që parandalon diabetin, astmën dhe sulmin në zemër Reviewed by Tipi on 1:03 PM Rating: 5

No comments: