Rrëqethëse: Fjalimi i të rinjve myslimanë rreth sulmit në Paris (Video)


Katër të rinj myslimanë janë bërë bashkë duke krijuar kështu një video shumë mbresëlënëse për të treguar respektin e tyre ndaj viktimave të Parisit.
Ata kanë kërkuar që  kjo video të shpërndahet sa më shumë që është e mundur, me shpresën që të arrijë në gjithë Evropën.
Mesazhi që ata duan të përçojnë nëpërmjet videos është se ata edhe pse janë myslimanë, po ashtu ndjehen të shokuar po aq sa secili në gjithë botën, për sulmet e ndodhura në Paris.
“Ne duam të themi diçka. Ne jemi nga pjesa e botës së quajtur Azia e Jugut, E cila me ç’rast nuk është në Lindjen e Mesem. Ne po ashtu duam që të flasim rreth sulmeve në Paris. Ne nuk mundemi të mbajmë përgjegjësi për veprimet e disa personave të çmendur të cilët, në njëfarë mënyre, pretendojnë të bëhen sikurse ne”, shkruan Metro.co.
“Kjo është njëjtë sikurse të fajësosh gjithë gjermanët për veprimet e Hitlerit. Ose, të fajësosh kinezët për veprimet e Mao-s. Apo të fajësosh rusët për veprimet e Stalinit”.
Ata flasin rreth faktit se e kuptojnë dhimbjen që populli i Parisit është duke kaluar, transmeton lajmi.net.
“Incidente sikurse këto janë shumë të zakonshme në Pakistan. Në fakt, më pak se një vit më parë u sulmua një shkollë në Peshawar, ku u vranë më shumë se 130 nxënës në mënyrë barbare.”
Video përfundon me fjalët “Me gjithë sinqeritetin, ne jemi njerëz të njëjtë sikurse ju. Po ashtu kemi të njëjtat probleme fudamentale sikurse ju. Kemi të njëjtat shpresa dhe ambicie sikurse ju. Dhe shkojmë në gjumë për të fjetur duke u lutur dhe shpresuar që të zgjohemi në një botë më të mirë, për të gjithë ne”.
Rrëqethëse: Fjalimi i të rinjve myslimanë rreth sulmit në Paris (Video) Rrëqethëse: Fjalimi i të rinjve myslimanë rreth sulmit në Paris (Video) Reviewed by Tipi on 11:22 AM Rating: 5

No comments: