Rasti i Kumanovës, edhe avokati kërkon hetim të ri!

Përveç familjarëve, edhe avokatët mbrojtës të të arrestuarve kërkojnë hapjen e hetimeve të reja për rastin e Kumanovës. Avokati Naser Raufi vlerëson se paraqitja e dyshimeve të reja është bazë e mjaftueshme për hetim tjetër. Edhe Ligji për Prokurorinë Speciale, sipas tij, i jep të drejtë Prokurorisë Speciale të drejtuar nga Katica Janeva, që ta marrë rastin nga Prokuroria për Krim të Organizuar.
“Ky është rast që sipas Ligjit për Prokurorinë Speciale do të duhet ta punojë Prokuroria Speciale, pasi ka të bëjë, unë kisha thënë 80% e materialeve janë nga masat e veçanta të hetimit që kanë lidhje me telefonatat e përgjuara”, thekson avokati Naser Raufi.
Ai shpjegon se Ligji për Procedurë Penale i mundëson Prokurorisë që në çdo moment t’i japë urdhër Ministrisë së Brendshme për fillimin e një hetimi të ri rreth ngjarjeve në Lagjen e Trimave.
“Mendoj se me ndërrimin e ministrit, ky sinkronizim mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Speciale do të jetë më i volitshëm, më efikas, dhe mendoj se edhe shqyrtimin do ta bëjë Prokuroria Speciale. T’i merren kompetencat Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe të vazhdojë me punë Prokuroria Speciale”, ka thënë avokati Raufi.
Brenda disa ditëve të ardhshme, gjykata duhet të shqyrtojë kundërshtimet e palës mbrojtëse ndaj propozim aktakuzës nga Prokuroria për Krim të Organizuar. Raufi shpreson që para mbajtjes së kësaj seance, prokurorja speciale Janeva do të marrë rastin e Kumanovës nën kompetencat e saj dhe rasti do të hetohet prej fillimit.
Përndryshe, ditëve të fundit mediat publikuan dyshime të reja për rastin e Kumanovës. Javorja “Fokus” përcillte dyshimet e familjarëve të të vrarëve dhe arrestuarve se Mirsad Ndrecaj – Komandant Nato dhe Beg Rizaj, mund të jenë vrarë pas dorëzimit të tyre dhe neutralizimit nga ana e policisë. Gjithashtu, përflitet ekzistimi i materialeve audio, që dëshmojnë përfshirjen të politikanëve të lartë nga Maqedonia, në inskenimin e mundshëm të rastit të Kumanovës.
Rasti i Kumanovës, edhe avokati kërkon hetim të ri! Rasti i Kumanovës, edhe avokati kërkon hetim të ri! Reviewed by Tipi on 11:10 AM Rating: 5

No comments: