Në një video virale në internet thuhet se Britania dhe Amerika mund të pushojnë së ekzistuari si vende brenda 20 viteve të ardhshme për shkak të thellimit të ndarjeve kulturore dhe lëvizjet për pavarësi, raportonDaily Express.
Kjo video thekson disa prej kombeve të botës më të përcaktuara, duke përfshirë Kinën, e cila ka ekzistuar për më shumë se 4 mijë vjet , janë në prag të kolapsit dhe mund të zhduket brenda dekadave.
Kurse nga vendet evropiane Spanja dhe Belgjika qëndrojnë në top listë, në mesin e atyre shteteve të cilat do të kenë një të ardhme të keqe.
Këtu përmendet edhe përfundimi i keq i ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) si një vend, i cili nuk është i njohur nga asnjë shtet në botë.
Përshkrimi shoqëron video të shtatë-minutësh, i cili është shikuar më shumë se shtatë milionë herë.
Video gjithashtu paralajmëron shikuesit: "Vetëm për shkak se një vend mund të shkatërrohet për 20 vjet, nuk do të thotë se është e garantuar që ai të shembet apo të prishet, dhe ne nuk duam që ajo të ndodh”, thuhet në këtë video.
Më poshtë janë 10 vendet që autori beson se do të zhduket nga harta e botës në dy dekadat e ardhshme dhe se si do të ndodhë.
Spanja, Koreja e veriut, Belgjika, Kina, Iraku, Libia, Shteti Islamik, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuar dhe Maldivet.
7 milionë njerëz e shikuan këtë video: Ja 10 vendet që mund të zhduken në 20 vitet e ardhshme
Reviewed by Tipi
on
5:18 AM
Rating:
No comments: