Shqiptari ther gruan në sy të dy fëmijëve – ja çfarë i thotë policisë

Një shqiptar në Itali ther gruan në sy të dy fëmijëve dhe pas arrestimit pranon krimin, duke thënë se e ka vrarë pas një sherri në shtëpi.
Mediat italiane, duke iu referuar policisë raportojnë se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit shqiptar, rreth orës 02:00 të natës, në një apartament në rrugë Ristori, në një provincë të Vareses.
Gruaja kishte njoftuar të motrën për sherrin në familje, ndërkohë që policia është njoftuar rreth orës 04:30.
Sipas hetimeve të para, gruaja rreth të 30-ve u qëllua me thikë nga burri gjatë një sherri mes tyre.
Ajo u qëllua me thikë në fyt para dy fëmijëve, 3 dhe 11 vjeç. Burri u arrestua dhe u mor në pyetje deri vonë, duke pranuar krimin. 
Shqiptari ther gruan në sy të dy fëmijëve – ja çfarë i thotë policisë Shqiptari ther gruan në sy të dy fëmijëve – ja çfarë i thotë policisë Reviewed by Tipi on 4:47 AM Rating: 5

No comments: