Davutoglu, Putinit: KGB-ja ka kohë që ka vdekur

Qeveria turke nuk i merr seriozisht fjalitë e fundit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili gjatë konferencës për shtyp të fundvitit i është rikthyer rrëzimit të aeroplanit Sukhoi 24 nga ana e F-16-ave të Turqisë, duke e akuzuar Ankaranë se në këtë mënyrë ka dashur “të fitojë pikë” si “partner i besueshëm” në sytë e SHBA-ve.
Një gjë të tillë e ka thënë kryeministri turk Ahmet Davutoglu, që është cituar nga gazeta Hurriyet.
“Turqia”, ka nënvizuar Davutoglu, duke folur me gazetarët pas kthimit nga Brukseli, “nuk do të përdorë gjuhën fyese dhe aspak diplomatike të Putinit. Ndoshta presidenti rus po kujton kohët e tij të vjetra në KGB. Por KGB-ja ka shumë kohë që ka vdekur”. 
Davutoglu, Putinit: KGB-ja ka kohë që ka vdekur Davutoglu, Putinit: KGB-ja ka kohë që ka vdekur Reviewed by Tipi on 10:54 AM Rating: 5

No comments: