"Shikoni si shkohet ne parlament me jorgan"
Në Santiago të Kilit, një deputete ka shkuar në debatin parlamentar, e mbështjellë me jorgan. Karla Rubilar ka qëndruar ashtu, për aq kohë sa ka zgjatur seanca.
Në Santiago të Kilit, një deputete ka shkuar në debatin parlamentar, e mbështjellë me jorgan. Karla Rubilar ka qëndruar ashtu, për aq kohë sa ka zgjatur seanca.
Këtë veprim deputetja 38-vjeçare e ka arsyetuar me faktin se ka qenë e sëmurë, dhe se i është dashur të shkojë domosdo në debatin për tarifat universitare, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, marrja e jorganit në Parlament ka nxitur mahi e madje e tallje në rrjete sociale.
Fotografia saj është montuar në posterin e filmit “Everest”, e madje edhe tek një skenë e filmit “Titanik”.
Deputetja që shkoi me jorgan në Parlament, nxiti humorin në rrjetet sociale (Foto)
Reviewed by Tipi
on
9:35 AM
Rating:
No comments: