E tmerrshme: Për një cigare, shqiptarët e bën për spital 22-vjeçarin italian

Një mbrëmje në një diskotekë në Valdera ka përfunduar me shqelma e grushte dhe me një shtrim një muaj spital.
Kjo i ka ngjarë një 22-vjeçari nga Segromigno, komunë në provincën Lucca. Emanuel Gallello, të premten në mbrëmje ishte ftuar nga një grup miqsh për të kaluar disa orë në diskotekë, së bashku me të dashurën e tij, shkruan lanazione.
“Vëllai im nuk pi dhe nuk përdor duhan dhe në diskotekë shkon shumë rrallë”, tregon Giuseppe, vëllai më i madh. “Atë natë pranoi ftesën dhe shkuan tek Boccaccio. Në një moment kur po kërcente, Emanuel u tërhoq nga një djalë shqiptar që i kërkoi një cigare. Vëllai im iu përgjigj se nuk kishte, pasi nuk pi duhan, por mund t’i kërkonte një mikut të tij që ndodhej aty pranë. ‘Jo, e dua prej teje’, i është përgjigjur tjetri, që më pas i është drejtuar të fejuarës së vëllait tim duke i thënë: ‘Shiko tani si do ta rregullojmë për festa’. Pas disa minutash djali shqiptar erdhi me nja njëzet shokë dhe filluan të rrihnin vëllain tim, brenda dhe jashtë diskotekës. Falë ndërhyrjes së miqve të Emanuelit, ai arriti të ikte, duke hipur në një makinë për t’u kthyer në Lucca. Më pas është shoqëruar në urgjencë ku i është konstatuar një traumë në kokë dhe trauma të tjera që mjekët kanë gjykuar se mund të shërohen brenda një muaji. Ata i kanë urdhëruar pushim total”, tregon vellai.
“Vendosëm ta bënim publike ngjarjen”, thotë Giuseppe Gallello, “me shpresë që djemtë që i shkaktuan këtë gjendje vëllait tim, të pendohen për çfarë kanë bërë”.
Familja Gallello mëngjesin e djeshëm i është drejtuar karabinierëve të stacionit të Lammarit që kanë informuar për ngjarjen kolegët e Bientinas dhe Calcinaias. Hetimet kanë nisur tashmë për identifikimin e autorëve të këtij sulmi.
22-vjeçari italian ka marrë disa lëndime në fytyrë, një plagë në buzë dhe plagë të tjera në pjesë të ndryshme të trupit.
E tmerrshme: Për një cigare, shqiptarët e bën për spital 22-vjeçarin italian E tmerrshme: Për një cigare, shqiptarët e bën për spital 22-vjeçarin italian Reviewed by Tipi on 2:18 PM Rating: 5

No comments: