Ikja e trurit, bileta blihet me një drejtim

Shkaqet e ikjes së trurit jashtë Maqedonisë janë edhe pagat më të mëdha në botën Perëndimore, mjedisi më i organizuar në shtetet perëndimore, por edhe mundësia e avancimit në karrierë si dhe politizimi i madh i shoqërisë tek ne, thuhet më tej në anketën e fondacionit Friedrich Ebert, njofton Koha.mk.
Pakënaqësia nga situata ekonomike dhe financiare si dhe problemi me punësimin janë vetëm një pjesë e shkaqeve pse të rinjtë në Maqedoni vazhdojnë në pjesë të madhe perspektivën e tyre ta shohin jashtë vendit. Sipas anketës më të re të fondacionit Friedrich Ebert dhe revistës "Kapital", mbi 50 për qind e të rinjve në Maqedoni dëshirojnë të ikin jashtë, 71 për qind e tyre janë të pakënaqur nga situata ekonomike dhe financiare, 65 për qind janë të pakënaqur me problemin e punësimit, ndërsa ato që dëshirojnë të mbesin përbëjnë 40 për qind dhe ardhmërinë e tyre e shohin në punë në administratën e shtetit. Shkaqet e ikjes së trurit jashtë Maqedonisë janë edhe pagat më të mëdha në botën Perëndimore, mjedisi më i organizuar në shtetet perëndimore, por edhe mundësia e avancimit në karrierë si dhe politizimi i madh i shoqërisë tek ne, thuhet më tej në anketë.
Kjo u theksua në debatin kushtuar "ikjes së trurit" apo qytetarëve me arsim të lartë nga Maqedonia, të organizuar nga organizata studentore AIESEK dhe Fakulteti ekonomik në Shkup pranë universitetit "Shën Kirili dhe Metodi". Pjesëmarrësit në debat theksuan se migrimi i trurit apo personave me kualifikime të larta është problem global i cili nuk mund të ndalet, por mund të zbutet. "Një fenomen i tillë i ikjes së trurit është fenomen botëror dhe është vështirë të ndalet, por në Maqedoni ai mund të minimizohet.
Një sfidë për ne si shtet është edhe shfrytëzimi i qytetarëve të suksesshëm të Maqedonisë që punojnë jashtë përmes mënyrave të ndryshme, siç është për shembull 'Projekti Maqedonia 2025', që ndërlidh mërgimtarët e suksesshëm nga Maqedonia me potencialet vendore", thotë Dejan Dimitrov nga kompania e teknologjisë informatike "Singullar". Në favor të zbutjes dhe parandalimit të ikjes së qytetarëve me arsim të lartë jashtë shtetit janë miratuar edhe disa dokumente në nivel kombëtar si, Strategjia kombëtare për uljen e ikjes s trurit në vitin 2013, Strategjia nacionale për inovacione në vitin 2012 dhe Strategjia për zhvillim të barabartë nacional në vitin 2009, thotë Anita Grozdanova, profesoreshë në Fakultetin teknologjik në Shkup. "Meqenëse problemi me pagat nuk mund të zgjidhet në periudhë afatshkurtër, ne si shtet duhet të fokusohemi në përmirësimin e kushteve, organizimin dhe avancimin në karrierë të trurit në Maqedoni.
Gjithashtu nevojitet që në mënyrë prioritare të krijohen kushte për ndërtimin e sistemit nacional për menaxhimin me lëvizjen e potencialit të lartë arsimor në Republikën e Maqedonisë, pasi për momentin nuk ekziston sistem për lëvizjen e kuadrove me arsim të lartë. E dyta, nevojitet të përmirësohet atraktiviteti i Maqedonisë si vend për punë dhe jetesën e kuadrove me arsim të lartë, dhe e treta, duhet të përmirësohet gjendja përmes ofrimit të bursave të jashtme, granteve për investimet e mërgimtarëve si dhe përmes përkrahjes së hulumtuesve në institucionet vendore", thekson Grozdanova.
Sipas saj, duhet të mundësohet këmbimit intelektual me jashtë dhe intensifikimi i bashkëpunimit të shkencëtarëve nga Maqedonia me kompanitë vendore dhe institutet zhvillimore. Nga ana tjetër, mungesa e një ambienti me rregulla të qarta të lojës në më shumë fusha të jetesës në Maqedoni, por edhe shtetet fqinje rrit dëshirën e të rinjve që të marrin biletën në një drejtim. "Një nga problemet kryesore të sipërmarrjes dhe të jetesës në Maqedoni por edhe më gjerë në rajon, janë mungesa e rregullave të qarta të lojës pasi të mos harrojmë kjo hapësirë është Ballkan dhe këtu mungojnë rregulla të mirëfillta si në aspektin e biznesit ashtu edhe në aspektin politik", thotë themeluesi i Radios "Antena 5" dhe profesor në Fakultetin e teknologjisë informatike në Shkup, Marjan Gushev. Pjesëmarrësit e tjerë në debat theksuan se jo të gjithë qytetarët me potencial të lartë akademik dhe intelektual e kanë të domosdoshme që të ikin jashtë.
"Gjatë ikjes jashtë Maqedonisë duhet shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme, pasi çdo gjë është çështje e përzgjedhjes dhe vlerësimit të mundësive që ofrohen këtu dhe jashtë shtetit. Nuk jam e sigurt se çdo kush prej nesh i ka hulumtuar dhe matur deri në fund të gjitha mundësitë që i ka për jetesë dhe punë në Maqedoni dhe jashtë si dhe cilësinë e jetesës, jetesës në afërsi të familjes e kështu me radhë, pasi heqja dorë nga jetesa këtu është vlerësim i lehtë, por ia vlen të mendohet në këtë drejtim", thotë Hristina Llozanovska, kryetare e Shoqatës së Maqedonisë për burime njerëzore. Sipas saj, në Maqedoni mungon edhe një fleksibilitet si nga ana e shtetit ashtu edhe nga kompanitë për të njohur potencialin njerëzor dhe t'i hapin atij rrugën për përparim në karrierë.
Ikja e trurit, bileta blihet me një drejtim Ikja e trurit, bileta blihet me një drejtim Reviewed by Tipi on 6:36 AM Rating: 5

No comments: