Gazi në Kuvend, në ballinat e gazetave botërore (Foto)

Gazi lotsjellës i hedhur nga opozita në Kuvendin e Kosovës ka qenë edhe në fokusin e mediave botërore.
Gazeta prestigjioze gjermane “Bild” në numrin e sotëm në ballinë kishte vendosur si foto të ditës, atë të sallës së Parlamentit të Kosovës të mbushur me persona të sigurimit dhe me gaz.

Ballinën e gazetës e kanë shpërndarë disa qytetarë, ndër të cilët Artan Nimani, që ka pyetur se “A thua ka efekte pozitive kjo për vizat...?!”, pasi sot gjatë ditës u raportua për të arriturat e Kosovës në përmbushjen e kritereve të vizave. Sipas këtij raporti, Kosova nuk i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave. 
Gazi në Kuvend, në ballinat e gazetave botërore (Foto) Gazi në Kuvend, në ballinat e gazetave botërore (Foto) Reviewed by Tipi on 2:25 PM Rating: 5

No comments: