Vjershë kushtuar mos liberalizimit të vizave

Qytetarët e Republikës së Kosovës edhe më tutje nuk mund të lëvizin lirshëm, sepse Këshilli Evropian nuk e ka lejuar një gjë të tillë.
Me këtë rast, në Facebook kanë pasuar komente të shumta, ku njerëzit kanë shprehur mllefin e tyre kundër këtij vendimi, transmeton Telegrafi.
Në mesin e kundërshtimeve, është edhe një vjershë e shkurtër, që i është kushtuar mos liberalizimit të vizave.
“Shoku im nga Serbia
Na ka vra me alltia,
Por, në Evropë ai shkon
Sa herë qejfi, që ja don.
Po ne,
Ende vizat nuk na dhanë,
‘Duheni me pritë’ na thanë.
A vjen ndonjëherë ajo ditë
Në Evropë të lirë me shëtitë,
Po, për mu ende ka shpresë
Ama për Evropën qenkam pengesë.
Hajde cara, qohuni tanë,
Mos e leni, të bëhet vonë”.
Vjershë kushtuar mos liberalizimit të vizave Vjershë kushtuar mos liberalizimit të vizave Reviewed by Tipi on 1:07 PM Rating: 5

No comments: