Policja e vrarë është motra e një reperi, policia e fshehu rastin (Foto)

Ka vrarë veten me plumb në kokë, policja e Kosovës, Drita Latifi
Kjo ka ndodhur një ditë më parë, por Polica megjithëse ka raportuar rastin, nuk ka treguar që ajo ishte pjesëtare e Policisë.
Lajmi mëson se ajo ka jetuar e vetme, ngase në një kohë kishte probleme familjare dhe se vuante nga një sëmundje.
image
Tashmë e ndjera, për shumë kohë ka punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, e në muajt e fundit punonte në Stacionin e Policisë, numër 3, në Kodrën e Trimave.
Ajo është motra e këngëtarit të njohur Mc Beka, dhe nuk ka qenë e martuar.
Ndërsa, policia zyrtarisht ka raportuar se në një shtëpi është gjetur pa shenja jete viktima femre K/Shqiptare.
“Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e fundit të Policisë.
Policja e vrarë është motra e një reperi, policia e fshehu rastin (Foto) Policja e vrarë është motra e një reperi, policia e fshehu rastin (Foto) Reviewed by Tipi on 12:57 PM Rating: 5

No comments: