Ja si Labi “e falënderon” Evropën

Labinot Tahiri ka reaguar pas raportit negativ të Këshillit Evropian dhe mosdhënien e liberalizimit të vizave Kosovës.
Më poshtë është deklarata e plotë e këngëtarit e postuar në Facebook:
“Faleminderit Evropë që po na i mban bijtë e bijat tona atje ku janë, edhe pse shumica e tyre e mbajnë veten e tyre me punët e tyre”.
“Nuk të falënderojmë për këto që po na i bën duke na vendosur kushte për t’i pranuar lloj-lloj marrëveshje me ata që me shekuj e dekada na masakruan dhe prapë edhe sot na e lë shtetin më të ri me kulturë mijëravjeçare si të jemi më primitivet në planet!”.
“Nuk na more parasysh që ky popull të shikojë dritë më përparimtare në ditët e ardhshme, por po na i bën ditët e zeza!”.
“Mike e shqiptarëve, të them një gjë, ne populli nuk dimë më kë të fajësojmë për këtë lajm të hidhur!
Të mirën e të keqen duhet ta ndajmë së bashku, ti po e shikon vetëm anën e errët duke na akuzuar se nuk i përmbushim standardet që ta gëzojmë liberalizmin e vizave”.
“Histori pas historie na bëjnë të kuptojmë që ne shqiptarët jemi e zeza e vetes, duke u besuar juve më shumë se vetës sonë”.
“Unë si artist i këtij vendi, ngre zërin tim lidhur me këtë lajm të hidhur duke i thënë Evropës, mos i vë kushte një populli i cili nuk mund të përulet”.
“Çfarëdo qoftë marrëveshje me Serbinë edhe për mua janë të dëmshme, nga ato të cilat nuk janë në favor për popullin tonë dhe vendin tonë”.
“Sikurse edhe po t’i pranojmë, prapë ne do të mbesim njerëz të nënshtruar para jush, sepse Serbinë e konsideroni Mbretëreshë!”.
“Na thuaj edhe sa marrëveshje duhet t’i pranojmë? Ka ardhur koha, më mirë të hamë bar e bukën tonë se t’ua shtrijmë dorën juve!”.
“Këtë shkrim e kuptoj se nuk do ta shihni kurrë e as nuk do ta lexoni, por mjafton që e shkruaj në gjuhen time dhe e lexon populli, i cili jam gjaku i tij”.
Ja si Labi “e falënderon” Evropën Ja si Labi “e falënderon” Evropën Reviewed by Tipi on 12:33 PM Rating: 5

No comments: