Kujdes! Ja çfarë ndodh kur i kërcisni gishtat…

Shpesh në i kërcasim gishtat, e sidomos kur rimë për një kohë të gjatë para kompjuterit. Një grup shkencëtarësh ka studiuar se çfarë ndodh kur kërcasim gishtat. A është e dëmshme kjo?
Sipas profesorit Robert Boutin ajo që është parë në eko, ishte si një fishekzjarr që shpërthen. Dhe kjo ishte një gjetje e papritur për të. Ekipi i eksperimentit përbëhej nga orotoped, radiologë dhe sonografë. Ortopedët ndoqën çdo pjesë të historisë së kërcitjet së gishtave, vargun e lëvizjes para dhe pas kërcitjes, nëpërmjet ekzaminimit me ultratinguj.
Një sonograf kapi pamjet statike të grushtit para dhe pas kërcitjes gjithashtu. Dy radiolog interpretuan pamjet e ekos, dhe panë ato të sonografisë, që lidhe me kërcitjet e mundshme, që ndodhën nga 62 raste në 400.
Duke përdorur pamjet e ekos, radiologët mund të identifikonin kërcitjet e mundshme në të paktën 84% të specifikave.
Në këtë eksperiment morën pjesë 40 persona, 17 femra dhe 23 meshkuj të moshave nga 18 deri në 63 vjeç. Ata ishin ndarë në persona që i kërcasin gishtat gjithmonë, dhe në personat e zakonshëm.
“Ka pasur disa teori për vite me radhë se çfarë ndodh kur kërcisni gishtat. Ne jemi të bindur se zhurma e kërcitjes dhe ajo drita e shndritshme në eko është e lidhur me ndryshimet dinamike të presionit, të lidhura me fluskat e gazit në nyje”, thotë Boutin.
Megjithatë grupi i shkencëtareve thotë se nuk ka asnjë rrezik për kockat, fakti që kërcisni gishtat. Por megjithatë momenti i kërcitjes kërkon një studim më të thelluar.
Kujdes! Ja çfarë ndodh kur i kërcisni gishtat… Kujdes! Ja çfarë ndodh kur i kërcisni gishtat… Reviewed by Tipi on 7:36 AM Rating: 5

No comments: