Putin: Allahu ua ka “marrë mendjen” qeveritarëve turq

Në fjalimin e tij të përvitshëm në Dumën (Parlamenti) ruse, Presidenti Vladimir Putin ka hedhur sërish akuza drejt Turqisë, duke thënë se ata do të pendohen rëndë për rrëzimin e avionit rus.
Putin ka riartikuluar edhe njëherë akuzat se qeveria dhe vetë Presidenti Erdogan kanë lidhje me tregtinë e naftës me ISIS.

Presidenti rus premtoi para parlamentarëve se Rusia do të vijojë me sanksionet ekonomike ndaj Turqisë. Putin tha se akoma nuk mund të kuptojë arsyen se përse turqit rrëzuan avionin rus.
“Ne ishim gati që të bashkëpunonim me Turqinë në çështje mjaft sensitive. Vetëm Allahu e di se përse e bënë ata (përse rrëzuan avionin rus). Mesa duket Allah-u ka vendosur që të ndëshkojë klikën në pushtet duke u marrë mendjen”, ka thënë Putin.
“Nëse dikush mendon se reagimi i Rusisë do të kufizohet me sanksionet tregtare, bën gabim. Ne do t’ua kujtojmë atyre se çfarë bënë dhe ata do të pendohen”, shtoi Putin. 
Putin: Allahu ua ka “marrë mendjen” qeveritarëve turq Putin: Allahu ua ka “marrë mendjen” qeveritarëve turq Reviewed by Tipi on 4:11 AM Rating: 5

No comments: