Lëndohet Nuri Seferi, anulon meçin (Foto)

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se ka anuluar meçin e tij të radhës për shkak të një dëmtimi.
“Përshëndetje miq. Me keqardhje dëshiroj t’ju lajmëroj të gjithëve se ndeshja ime e planifikuar më 9 janar 2016 kundër Noel Gevor, do të anulohet për shkak se gjendja ime shëndetësore nuk është e duhur për t’u ngjitur në ring”.
“Pasi kam marrë një lëndim të rëndë te krahu i djathtë e kisha thuajse të pamundur për t’u përgatitur për një ndeshje kaq të fuqishme. Këtë vendim e kam marrë pas rekomandimeve nga mjeku, ku me ka sugjeruar që të pushoj krahun në një periudhë të caktuar dhe në të njëjtën kohë të vazhdoj me terapitë që po i marr çdo dit”.
“Dhe në fund, ju kërkoj falje të gjithë juve që prisnit ngjitjen time në ring, por ju premtoj se kjo nuk do të vonojë po ashtu i dëshiroj shumë fat Noelit në ndeshjen e 9 janarit dhe besoj shumë se ndeshja mes neve dyve do të ndodhë disa muaj më vonë”, shkruan në postimin e Seferit.
Kjo është hera e dytë radhazi që ‘Tysoni shqiptar’ anulon duelin, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe më 24 tetor.
Lëndohet Nuri Seferi, anulon meçin (Foto) Lëndohet Nuri Seferi, anulon meçin (Foto) Reviewed by Tipi on 3:03 PM Rating: 5

No comments: