Gratë deputete kërkojnë drejtësi për Donjeta Pajaziti

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, ka shprehur indinjatën e thellë me rastin e vrasjes makabre të Donjeta Pajaziti.
GGD-ja posaçërisht shpreh shqetësimin për vonesat dhe jo efikasitetin e organeve të rendit për të vepruar në rastet kur jeta e dikujt është e rrezikuar.
“Vrasja misterioze e së resë 24 vjeçare, është krim monstruoz, i cili ka goditur familjarët e së ndjerës dhe ka prekur të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksohet në fillim të reagimit.
GGD-ja kërkon që të gjithë mekanizmat e sigurisë të marrin masa që ngjarje të tilla të mos na ndodhin, si dhe të angazhohen që sa më shpejt, të zbulohet e kryesi i kësaj vepre dhe t’i japin dënimin e merituar.
“Grupi i Grave Deputete, duke bashkë ndier dhimbjen e madhe, ngushëllon familjen, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës”, thuhet në reagim.
Gratë deputete kërkojnë drejtësi për Donjeta Pajaziti Gratë deputete kërkojnë drejtësi për Donjeta Pajaziti Reviewed by Tipi on 1:53 AM Rating: 5

No comments: