Lirohet nga burgu Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në botë

Martin Shkreli, shqiptari i bërë i famshëm për rritjen me 5 mijë për qind të çmimit të ilaçit kundër Hiv/Aids, i ndaluar së fundmi nga autoritetet amerikane për mashtrim, është liruar nga burgu pasi la si garanci 5 milionë dollarë.
Ky është raportimi i “NY Times”, e cila shkruan se Shkreli, i cili kishte treguar shumë vetëbesim gjatë daljeve të tij publike të fundit para arrestimit, dukej pak i tronditur gjatë lexim të aktpadisë, teksa herë pas here rrotullonte kokën për të parë sallën e gjyqit të mbushur plot.
Shkreli u arrestua një ditë më parë në shtëpinë e tij në New York nga agjentët e FBI.
Prokurorët federalë e kanë akuzuar Shkrelin si edhe avokatin e tij, se kanë orkestruar një skemë mashtrimi me fondet dhe shmangie të taksave.
Para disa muajsh Shkreli përmes një kompanie farmaceutike, rriti me 5 000 % çmimin e një ilaçi kundër HIV/AIDS.
Veprimi i tij shkaktoi shumë zemërim në SHBA. Pati protesta dhe reagime kritike në media.
Para hetuesve Shkreli hodhi poshtë akuzat për të cilat u arrestua. Por pas lirimit ai ka falenderuar mbështetësit në një postim në Twitter.
Të dy Shkreli dhe avokati i tij Greebel kanë dorëzuar garancinë dje dhe duhet gjithashtu të dorëzojnë pasaportat e tyre me qëllim që të mos kenë mundësi të largohen nga vendi.
Garancinë 5 milion USD Shkrelit ia siguroi babai dhe vëllai i tij,kurse avokatit, gruaja dhe e ëma. 
Lirohet nga burgu Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në botë Lirohet nga burgu Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në botë Reviewed by Tipi on 8:50 AM Rating: 5

No comments: