Ja se si hoxha këshillon tetovarët të mbrojnë ambientin

Ja çfarë thotë Naim efendi Ferati "Allahu i Lartëmadheruar mundësoi që gjitha krijesat të jenë në shërbim të njeriut, jetën e bëri të shenjtë. Dora e cila dëmton, ç'rregullon jetën e njerëzve prish sistemin e Zotit në toke dhe detëra. Jeta e juaj është e shenjtë për njeri-tjetrin. Mbrojta e jetës, nga veprime që e dëmtojnë ate, si ndotja e ajrit,janë obligim për çdo besimtar që të mbrohet në formën dhe mënyrën adekuate që kërkohet prej tij. Pjesë e imanit është besimi në zotin dhe largimi i pengesave nga rruga (prishja e ambientit).
Objektivat e sheriatit lidhur me krijesat janë pesë: "Garantimi i besimit të tyre, jetës, mendjes, nderit dhe pasurisë. Gjithçka që mbron dhe u shërben këtyre katër objektivave, konsiderohet e dobishme dhe me leverdi. Andaj, gjithçka tjetër që dëmton këto pesë objektiva, konsiderohet e dëmshme, e ligë dhe duhet luftuar" përfundon Naim efendi Ferati.
Ja se si hoxha këshillon tetovarët të mbrojnë ambientin Ja se si hoxha këshillon tetovarët të mbrojnë ambientin Reviewed by Tipi on 8:45 AM Rating: 5

No comments: