Messi ofendohet dhe pështyhet në Aeroportin e Tokios (Foto)

Gjatë kthimit të lojtarëve të Barcelonës, në aeroportin e Tokios ka ndodhur një incident.
Disa tifozë të River Plates e kanë ofenduar Lionel Messin duke nxitur edhe reagimin e stafit të katalunasve.
Ofendimet kanë shkuar deri në atë shkallë, saqë argjentinasi edhe është pështyrë. Trajneri Luis Enrique dhe disa lojtarë kanë ndërhyrë për t’i dhënë fund incidentit.
Futbollistët e Barcelonës shprehën haptas pakënaqësinë e tyre me këtë ngjarje. Madje mirë nuk ka kaluar as Javier Mascherano, një ish-lojtar i River Plates, të cilit tifozët i kanë thënë se ka harruar se kush e ka mbajtur me bukë. 
Messi ofendohet dhe pështyhet në Aeroportin e Tokios (Foto) Messi ofendohet dhe pështyhet në Aeroportin e Tokios (Foto) Reviewed by Tipi on 2:00 AM Rating: 5

No comments: