Në Shushicë të Shqipërisë, Mercedesi teston GLE-në (Video)

Pa internet e pa rrugë të asfaltuara, lugina e Shushicës në jug të Shqipërisë është një vend i shkëlqyer në të cilin mund të pushoni çdo ditë.
Kompania gjermane prestigjioze e veturave, “Mercedes-Benz”, ka zgjedhur një rrugë të asfaltuar në një mal shkëmbor me gjatësi rreth 75 kilometra.
Këto male të kujtojnë filmat e Karl May, peizazhi i thyer me kontrast në mes të vijës bregdetare me detin e kaltër dhe malet shkëmbore me lartësi mbidetare prej 2700 metra, i cili ofron një sfond të rëndësishëm për një turne për modelin “Off-Road, Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC”.
Gunther Holzmann, specialisti bavarez i industrisë automobilistike, ishte udhëzues në këtë aventurë të këtij modeli “Off-Road”. Në vitin 2010, ai ka kaluar katër javë duke udhëtuar nëpër Ballkanin Jugor dhe në fund përshtypje i ka lënë një cep i Evropës.
“Kombinimi i detit dhe malit të lartë 2700 metra, fshatra të vogla dhe mikpritja e njerëzve – kjo është ajo që më pëlqen në këtë vend”,- ka thënë Holzmann.
“Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC” është model i përshtatshëm për terrene të ndryshme, si ato të lehta ashtu edhe ato të vështira.
Holzmann gjatë vozitjes në luginën e Shushicës këtë veturë e ka ngritur për 6 centimetra më shumë, në mënyrë që të kalojë sa ma lehtë këtë rrugë.
Ky model në versionin plug-in hibrid posedon motorin benzinë 3.0-litër V6 dhe me kapacitet prej 333 kuajfuqi dhe motorin elektrik me kapacitet prej 116 kuajfuqi, transmeton “Koha.net”. Fuqia e kombinuar në total është 449 kuaj-fuqi.
Specialisti Holzmann ka arritur të kalojë rreth 30 kilometra vetëm me motorin elektrik në shpejtësi prej 130 kilometra në orë.
“GLE 500 4MATIC” shpenzon karburant mesatarisht 3.3-litër në 100 kilometra, ndërsa emeton dyoksid të karbonit rreth 78 gramë në një kilometër.
Specifikat kyçe të “GLE 500 e 4MATIC”:
– Konsumi i kombinuar i karburantit: 3.7-3.3 l/100 km;
– Emetimet e kombinuara të CO₂: 84-78 g/km;
– Konsumi i energjisë NEDC: 18.0–16.7 kWh/100km
Në Shushicë të Shqipërisë, Mercedesi teston GLE-në (Video) Në Shushicë të Shqipërisë, Mercedesi teston GLE-në (Video) Reviewed by Tipi on 9:48 AM Rating: 5

No comments: