Qeveria miraton propozim ligjin për universitetin e dytë shtetëror shqiptar!

Qeveria miraton propozim/ligjin për themelimin e Universitetit Shtetëror në Shkup, me mësim në gjuhën shqipe, propozim ky nga ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Siç mëson ALSAT M, vendimi pritet të kumtohet gjatë ditës së sotme, edhe në formë zyrtare. USHSH do të jetë universiteti i dytë shtetëror me mësim në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, pas atij të Tetovës. Ministria e Arsimit, konkretisht Qeveria ka miratuar edhe një sërë vendimesh për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe. ALSAT mëson se janë ndarë mjete edhe për ndërtimin e Konviktit studentor në Tetovë ndërsa për vitin 2016, është rritur buxheti për USHT-në, duke u bërë institucioni i dytë i lartë arsimor për nga mjetet që merr nga buxheti shtetëror, pas atij të Shkupit.
Qeveria miraton propozim ligjin për universitetin e dytë shtetëror shqiptar! Qeveria miraton propozim ligjin për universitetin e dytë shtetëror shqiptar! Reviewed by Tipi on 9:29 AM Rating: 5

No comments: