Prekëse: 4-vjeçari kishte një kërkesë të pazakontë për Babagjyshin (Foto)

Vogëlushi Prestyn Barnette nuk ishte i interesuar për të kërkuar dhuratat e përvitshme nga Babagjyshi i Vitit të Ri kur e takoi atë në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut.
Ajo që në fakt do të dëshironte vërtetë 4-vjeçari ishte një mrekulli Krishtlindjesh.
Në një foto që ka prekur zemrat e miliona njerëzve në botë, Prestyn i kërkon Babagjyshit të lutet bashkë me të për një foshnje të sëmurë që është duke luftuar me vdekjen.
Dhe, të dy ashtu vepruan…
Ajo që e bën akoma më prekës këtë moment është se në fakt, Prestyn nuk e ka takuar kurrë foshnjën për të cilin po lutet.
Halla e vogëlushit ka shpjeguar se Prestyn e ka dëgjuar teksa qëndronte me gjyshen e tij, që është pjesë e një grupi lutjesh në Facebook, historinë e Knox Stine, një foshnjë 2-muajshe i cili po lufton për jetë në një spital në La Vegas.
Ai ishte gjetur pa shenja jeta nga i ati më 30 nëntor dhe prej asaj dite qëndron i shtruar në spitalin e fëmijëve ‘Sunrise’, në Las Vegas. /GazetaShqip/
Prekëse: 4-vjeçari kishte një kërkesë të pazakontë për Babagjyshin (Foto) Prekëse: 4-vjeçari kishte një kërkesë të pazakontë për Babagjyshin (Foto) Reviewed by Tipi on 8:57 AM Rating: 5

No comments: