Aktorët kosovarë qajnë për Mourinhon (Video)

Aktorët kosovarë tallen me pozitën e palakmueshme të Jose Mourinhos.
Pas dështimeve të Chelseat gjatë këtij sezoni në Ligën Premier, pozita e trajnerit portugez është lëkundur ditëve të fundit.
E këtë e kanë shfrytëzuar dy aktorët, Ard Islami dhe Fisnik Ademi, të cilët janë tallur në kurriz të Mourinhos, transmeton Telegrafi.
Në fakt, përmes një videoje të publikuar në llogarinë në Instagram, Ardi dhe Fisi shihen teksa qajnë pas fjalëve të ‘Special One’, i cili kërkon të mbetet në krye të skuadrës kampione të Ligës Premier.
Kujtojmë se Ardi dhe Fisniki janë fansa të skuadrës rivale të Chelseat, përkatësisht janë adhurues të ekipit të Arsenali.
Ndryshe, Mou përflitet se mund të drejtoj skuadrën kampione franceze të PSG-së pas përfundimit të sezonit. /Telegrafi/



Aktorët kosovarë qajnë për Mourinhon (Video) Aktorët kosovarë qajnë për Mourinhon (Video) Reviewed by Tipi on 8:41 AM Rating: 5

No comments: