Rrëshqet Reali, nuk shfrytëzon shansin për t’u afruar (Video)

Real Madridi është mundur nga Villarreali me rezultat 1-0.
Los Balncos dështuan t’i afrohen Barcelonës, e cila vazhdon të prijë në La Liga edhe pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.
Ishte një ndeshje e dominuar plotësisht nga mysafirët të cilëve i mungoi fati dhe konkretizimi në Estadio El Madrigal.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga Roberto Soldado në minutën e tetë të takimit, i cili doli të jetë edhe goli i fitores për Nëndetësen e Verdhë.
Pjesa e dytë ishte pa gola, por me shumë shanse nga Reali, të cilët me anë të Karim Benzemas, Gareth Bale e Cristiano Ronaldos, rrezikuan portën kundërshtare, por dështuan të shënojnë.
Pas këtij barazimi Reali mban pozitën e tretë me 30 pikë, kurse Villarreali në vendin e pestë me tre pikë më pak.
Ndeshja e ardhshme e madrilenve është kundër Rayo Vallecanos.
Rrëshqet Reali, nuk shfrytëzon shansin për t’u afruar (Video) Rrëshqet Reali, nuk shfrytëzon shansin për t’u afruar (Video) Reviewed by Tipi on 2:27 PM Rating: 5

No comments: