Serbia kërkon ndihmë nga Steven Seagal (Video)

Më aftësitë e tij të arteve luftarake, Steven Seagal, një herë shpëtoi botën nga sulmet bërthamore dhe korporatave të pamëshirshme të naftës - në filmat e Hollywood-it.
Por tani nga ylli po kërkohet që aftësitë e tij të treguara në ekran t’i transferojë në jetën reale dhe t’i trajnojë forcat speciale të policisë serbe në Aikido, art marcial japonez.
“Kur një yll kaq i famshëm vjen në Serbi, i cili e do vendin tonë dhe njerëzit tanë, dëshira jonë është ta shohim atë përsëri këtu,” ka thënë kryetari i Beogradit, Sinisa Mali.
Seagal insiston se videoja kur ai përplas në tokë dy kundërshtar është e vërtetë,shkruan The Independent, përcjellë Klan Kosova.
Gjatë tre ditëve vizitë në kryeqytetin e Serbisë në Beograd, 63 vjeçari i cili luan në reality show-in Seteven Seagal, ku ai shihet të kryejë detyrat si një zëvendës sherif në rezervë në Luiziana dhe Arizona, është takuar me kryeministrin e vendit, Aleksandar Vuçiq , dhe presidentin pro-rus, Tomislav Nikoliç.
Ndërsa, në qytet Seagal morri një çmim nga Fondacioni vëllezërit Karic për punën e tij humanitare dhe tha se ishte krenar ta marr çmimin që e ka marr edhe presidenti rus, Vladimir Putin. 
Serbia kërkon ndihmë nga Steven Seagal (Video) Serbia kërkon ndihmë nga Steven Seagal (Video) Reviewed by Tipi on 4:01 AM Rating: 5

No comments: