Videolojërat 3D e përmirësojnë memorien për 12 për qind brenda dy javëve

Hulumtuesit në Universitetin Irvine në Kaliforni, kanë gjetur se njerëzit që luajnë lojëra 3D, janë më të aftë në testin e mbajtjes mend.
Luajtja e Angry Bird është e këndshme dhe mënyrë e mirë, për të humbur kohën.
Por, luajtja e lojërave në sistemin tredimensional si Super Mario 3D World apo Batman Arkham Asylum, mund t’i ndihmojë memories suaj.
Gjetjet e këtij zbulimi, mund të ndihmojnë në diagnostifikimin dhe parandalimin e sëmundjeve mendore dhe humbjes së kujtesës. Transmeton Telegrafi.
Profesorët e qendrës së neurobiologjisë, u kanë kërkuar studentëve, të luajnë lojëra elektronike të sistemit 3D, nga gjysmë ore për dy javë.
Në testet e bëra këtij grupi, në krahasim me ata që nuk kanë luajtur lojëra, ka dalë se grupi parë janë shumë më të aftë në mbajtje mend.
Videolojërat 3D e përmirësojnë memorien për 12 për qind brenda dy javëve Videolojërat 3D e përmirësojnë memorien për 12 për qind brenda dy javëve Reviewed by Tipi on 11:40 AM Rating: 5

No comments: