A flejnë doktorët në kujdestari? Panik nëpër spitale pasi shfaqet kamera (Video)

Kujdestaria dhe puna e lodhshme e mjekëve, ishin qëllimet e TV21 për të vizituar spitalet në tre qytete në Maqedoni në ndërrimin e natës.
Por, rezistenca e vetë mjekëve për të folur për rrjedhën e punës së tyre të lodhshme, pengoi qasjen e ekipit tonë për të parë trajtimin e pacientëve në kohën e kujdestarisë. Në kërkim të mjekut kujdestar, hasëm në një dhomë akomodimi, se për kë ishte e dedikuar, nuk u prononcuan. Paniku i mjekëve për materialet tona të filmuara reflektoi në mbylljen e dyerve të emergjencës dhe rrjedhimisht me parandalimin e largimit tonë prej aty, pa bërë fare identifikimin e ekipit tonë.
Kahja e rrugëtimit tonë ndryshon; na shpie drejt Bit pazarit. Pritje e pazakontë që të na hapin derën, në fund, shfaqet mjeku kujdestar.
Bit pazarin e lamë pas. Vazhduam në Gostivar. Dy mjekët kujdestarë , Çerkezi e Serbinovski, pranuan të flasin vetëm me ndërmjetësimin e teknikut, duke kërkuar që t’i lëmë të qetë.
Përgjigjen e pyetjeve tona e morëm në Kumanovë. Mjeku kujdestar, pasi mbaroi punën me pacientët ishte i gatshëm për bisedë.
A flejnë doktorët në kujdestari? Panik nëpër spitale pasi shfaqet kamera (Video) A flejnë doktorët në kujdestari? Panik nëpër spitale pasi shfaqet kamera (Video) Reviewed by Tipi on 5:09 AM Rating: 5

No comments: