Filmi “Shok” nominohet për Oscars

Kosova ka shënuar suksesin më të madh në historinë e industrisë së filmit kosovar deri më tani.
Filmi “Shok” është nominuar për çmimin Oscars, transmeton Telegrafi.
Kjo është hera e parë në histori që Kosova hyn në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.
Ky projekt filmik me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë ndërsa xhirimet janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës.
Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.
Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.
Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott./Telegrafi/
Për më shumë rreth filmit vizitoni:http://www.shokshortfilm.com/



Filmi “Shok” nominohet për Oscars Filmi “Shok” nominohet për Oscars Reviewed by Tipi on 9:46 AM Rating: 5

No comments: