Milaim Zeka: Vjen dita që edhe pas 20 viteve kanë me u dënu ata që kanë luajtur

Gazetari Milaim Zeka, përmes profilit të tij në Facebook reagon ndaj, siç thotë ai, citimeve të gabuara që i janë bërë dje përkitazi me një shkrim të tij. Reagimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Ma mire mos me shkru fare
Kam lexuar keto dite nje mendimtar italian, i cili thoshte se FB, eshte krim kunder njerezimit, ngase i ka dhene te drejte edhe budalles, debilit, analfabetit, rrugacit, pijanecit, hajdutit, drogirashit, e kujt jo, me te komentu, edhe me te citu, e me te interpretu, bash qysh t i qohet baloshi.
Mirepo, kur koleget gazetare, e sidomos portalet tona, vetem per hire te klikimeve, te citojne krejte gabimisht, madje me tendenca shume te poshtra, kjo eshte e neveritshme, dhe ne aspektin profesional, dhe ligjor, e pafalshme.
Shkrimit tim, te cilin e kam bere dje, ne perkrahje te Stupcave, mundem me i shtu edhe shume gjera, po per t i hequr, nuk i heq asnje pike, apo presje. I pari e kam thene, qe ne vitin 2001, se Adem Jashari per mu eshte Jezu Krishti dhe Muhameti im, ndersa UCK ja, Bibla dhe Kurani im.
Per mu eshte e mjaftueshme ta di qe ne ate UCK ka bere pjese: Adem Jashari, Hamez Jashari, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Fehmi e Xheve Lladrovci, Agim Ramadani, e mijera te tjere. Tri shkronjat e shenjta te kesaj ushtrie, askush nuk mundet me i perbalte.
Ne shkrimin tim te botuar dje, askund, ama bash askund, nuk kam permendur qe UCK ja i ka vra ish udbashet, ne menyre qe ata qe ishin vete te perzier, t i humbnin gjurmet e tyre. Une kam thene ATA. Keta ATA, munden me qene njerez qe kane vra ne emrin e UCK se, ne emrin e Popullit, po edhe ne emrin e UDB es.
Kush jane ata qe kane vra? Kete e dine shume mire nderkombetaret, prej UNMIK ut, deri tek EULEXi, e din kreret politik te Kosoves, te te gjitha partive, e din mire ambasadat e huaja.
Po pse nuk jane zbuluar? Sepse kjo u ka konvenuar edhe nderkombetareve te instaluar ne Kosove, po edhe masshumti, klases politike te Kosoves.
Pse nuk po flas me emra?! Po pse nuk foli me emra Donika Gervalla, per babain e saj, kur tha qe ne mesin e atyre qe ma kane vra babin tim axhen, dhe Kadri Zeken, ka zyrtare te larte te kabinetit te Qeverise Thaci. Nese ajo nuk ka bythe te flas me emra, pse te flas une?!
Dje, permes shkrimit tim, kam dashur vetem t i tregoj publikut, qe sponzor me para i te gjitha te keqijave ne Kosove, eshte kryesia e PDK te Kosoves. Nese Stupcat kane marre 476 000 euro nga kjo Parti, nje Tv lokla, shume antikombetar, ka marre 1 milion. Nje tjeter 76 000 euro, e plote te tjere.
Strategjia e PDK se, qe me i ble me pare ata qe hane mut kunder kesaj partie, apo edhe kunder luftes e UCK se, ka qene e gabuar, antikombetare, dhe juridikisht e denueshme.
Shqiptaret thone: Nese e ke hanger piten, tepsia ka mbetur. Le ta dine te gjithe, i pari e i mbrami, krejte dokumentat ekzistojne. Krejte kontratate jane. Krejte deshmite jane. Ka me ardhe nje dite, qe edhe pas 20 viteve kane per tu denuar ata qe kane luajtur, e po luajne kaq felliqte e barbarisht me pasurine e taxapaguesve te Kosoves” (sic.), ka shkruar Zeka.
Milaim Zeka: Vjen dita që edhe pas 20 viteve kanë me u dënu ata që kanë luajtur Milaim Zeka: Vjen dita që edhe pas 20 viteve kanë me u dënu ata që kanë luajtur Reviewed by Tipi on 12:10 PM Rating: 5

No comments: