​Ja se si imiton ne menyr perfekt kjo vajzë kafshët (Video)

Në fund të Luftës së Parë Botërore, aristokrati Horace Ridler u kthye në Britani nga Mesopotamia një njeri i ndryshuar. Duke i kthyer kurrizin pamjes së kujdesur, Ridler bëri tatuazhe në fytyrë dhe trup në formë spirale, vuri një unazë të madhe në hundë dhe zgjati veshët.
Ai e rikrijoi veten si Omi Burri Zebra dhe filloi turet me cirqe si Barnum, Bailey dhe Ripley’s Odditorium. Ridler ishte vetëm një nga shumë njerëz që iu përkushtuan shndërrimit të pamjes kafshërore. Njeriu mace ndërmori mbi 14 operacione për ta transformuar fytyrën në një fytyrë maceje, duke rikonstruktuar faqet, buzët dhe sytë, po ashtu shtoi tatuazhe me vija dhe gdhendi dhëmbët në formë më të mprehtë.
Për 20 vjet, burri leopard ka jetuar në një kasolle të shkatërruar në veri të Skotlandit, i njohur për tatuazhet e bëra nga koka te këmbët që i jepnin pamjen e një leopardi. Pesë vite më parë, në moshën 73-vjeçare, ai u zhvendos në një shtëpi më të rehatshme.
Pak njerëz kanë dëshirë të transformohen në atë mënyrë dhe këta njerëz fitojnë status të famshmish për gjithë jetën. Tani, disa shkencëtarë amatorë po e çojnë këtë dëshirë në një nivel krejt të ri. Me teknologjinë dhe biologjinë në dispozicion, ata po synojnë të imitojnë aftësitë e kafshëve – jo pamjen – dhe ata mund të arrijnë të bëjnë gjëra që një herë e një kohë mendoheshin si të pamundura për kafshët.
Disa prej tyre po i rrisin aftësitë e tyre fizike në vende ku ne nuk jemi projektuar të jetojmë, si për shembull në ujë. Nadya Vessey, për shembull ka lindur me këmbët që nuk zhvillohen të ndara. Disa vite më parë, ajo vuri një bisht sirene që i lejonte të notonte në ujë si një delfin.
Shqisa e gjashtë
Në vitet e fundit, artistët e modifikimit të trupit kanë eksperimentuar me impiante magnetike për të arritur një gjë të ngjashme me shqisën e gjashtë. Duke vënë magnet të vegjël në formë disku në gishtërinj, ata mund të ndiejnë fusha elektromagnetike që i rrethojnë në teknologjinë e përditshme. Çmimet në rënie dhe thjeshtësia e gjetjes së magneteve neodimium e ka bërë këtë procedurë shumë të përhapur.
Pejton Roulands (Peyton Rowlands) është një nga këta entuziastë, një biohaker me bazë në Teksas, që ka instaluar një magnet në gishtin e unazës në dorën e majtë. “Nuk mund ta ndiesh gishtin të tërhiqet nga ndonjë gjë, sepse magneti është shumë i vogël”, shpjegon ai. “Ndien një tërheqje të vogël kur afrohesh pranë ndonjë gjëje që është elektrike.” Me impiantin Roulands zbuloi se mund të diktojë fushat që rrethojnë mikrovalët, frigoriferët dhe konvertuesit e energjisë. “Është një ndjesi shumë interesante, pak si çmenduri”, shpjegon ai. Megjithatë Roulands pati probleme me reaksionet që i shkaktonte magneti ndaj iu desh ta hiqte. Ky është një rrezik relativisht i njohur me këto impiante, pasi duhet të mbulohen me një material biokompatibël për të shmangur refuzimin që i bën trupi. Por edhe këto lloje mbulimesh mund të shkaktojnë një reaksion, siç zbuloi Roulands. Ai po kërkon tani një alternativë më miqësore me trupin.
Fitimi i një cilësie kafshe nuk nënkupton se duhet të mbështetet plotësisht në teknologji. Daniel Kish humbi shikimin 13-muajsh, për shkak të një forme kanceri që i preku sytë. Brenda dy muajsh prindërit e tij vunë re se ai ishte në gjendje të përshtatej në mjedisin që e rrethonte nëpërmjet një lloj shqise që i lejonte të dinte se çfarë kishte përreth.
“Ekovendndodhja është diçka që e kam bërë për aq gjatë sa mund të mbaj mend”, thotë ai. “Por prindërit e mi nuk ishin shumë të njohur me këtë dukuri që kërkonte strategji dhe praktikë për shumë të tjerë”, vazhdon Daniel Kish.
Njeriu lakuriq nate
Kish mësoi të vizualizonte mjedisin duke kërcitur gjuhën dhe duke dëgjuar reflektimin e tingujve. Ekovendndodhja përdoret prej lakuriqëve të natës, po ashtu edhe prej delfinëve dhe balenave për të ndier mjedisin. Kish identifikon të paktën dy lloje ekovendndodhjesh që ai përdor, këto dy lloje metodash bëjnë të mundur që ai të plotësojë atë që i mungon nga shikimi.
“Ekziston një keqkuptim, sipas së cilit duhet të kesh dhunti për të zhvilluar të tilla aftësi”, thotë ai. “Unë do të thosha se nuk është e vërtetë. Mund të zhvillosh aftësi të ndryshme, por kjo ka të bëjë me motivimin që dikush ka dhe me mundësinë për të përvetësuar aftësinë.”
Aktualisht Kish, si president i Aksesit të Botës për të Verbrit, mëson studentët e tij të përdorin ekovendndodhjen për të përballur verbimin. “Truri është një mekanizëm shumë interesant, një mekanizëm masiv përshtatës”, thotë Kish
​Ja se si imiton ne menyr perfekt kjo vajzë kafshët (Video) ​Ja se si imiton ne menyr perfekt kjo vajzë kafshët (Video) Reviewed by Tipi on 1:42 AM Rating: 5

No comments: