Ja sekretet e fanellave të reja të Kombëtares shqiptare (Foto)

Pas prezantimit që iu bë sot uniformave të reja që do të veshin lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit në “Euro 2016”, kanë folur edhe përfaqësuesit që janë marrë me dizajnin e tyre.
Sipas administratorit të pajisjeve sportive me seli në Bologna, karakteristikat e paraqitura në fanellën kuqezi janë një ndërthurje e simboleve dhe trashëgimisë kulturore me modernen.
“Marrëveshja me federatën u arrit vetëm disa ditë më parë, negociatat ishin të gjata. Fanellat nuk janë ende gati, por parashikohet për miqësoren e parë të pranverës. Por, sapo kombëtarja ta veshë fanellën, ato do të jenë në dispozicion edhe të tifozëve, në dyqane në Shqipëri dhe jashtë vendit. Do të përpiqemi ta shpërndajmë fanellën në të gjithë botën, pasi shqiptarët janë gjithandej dhe e meritojnë ti gjejnë fanellat pranë shtëpisë. Presim që së bashku me Shqipërinë të arrijmë rezultate të rëndësishme. Të krijojmë fanella që janë të bukura, që të mbeten në zemrat e tifozëve, si për rezultatet, por edhe sepse janë më të bukura, më teknologjike dhe me performancë më të mirë se uniformat e tjera”, ka thënë ai për “SuperSport”.
Administratori ka shtuar se në fanellat e reja u ndërthurën motivet tradicionale dhe të trashëgimisë kulturore, “me frymën moderne dhe gjithashtu me elemente të ndryshme Kombëtare, siç janë shqiponja apo ngjyrat kuqezi. Pas një studimi të madh, dolën këto tre komponentë. Më pas doli edhe uniforma aktuale, të cilën e quajtëm “Triumf”. Kjo ishte sfida jonë: sjellja e një fryme moderne te elementet e trashëgimisë tonë kulturore”,-ka thënë ai.
Përfaqësuesi i kompanisë “Macron”, shton se edhe produktet e tjera sportive do të kenë stilin italian.
“Pikë së pari dua të them se jemi shumë të lumtur për këtë marrëveshje, jemi shumë krenarë që jemi sponsori teknik i Shqipërisë, pasi ky është një vend ku ka shumë entuziazëm dhe krenari dhe ky projekt është entuziazmues. Ne do të prodhojmë fanellat, por edhe gjithë produktet sportive të bukura, duke sjell pak stil dhe modë italiane. Ne cilësohemi si një kompani e modës së lartë në botën e sportit. Fanellat do të jenë shumë të bukura, shpresoj që do tu pëlqejnë tifozëve, por edhe mjaft teknike, shumë teknologjike, me pëlhurë dhe detaje të cilësisë më të lartë. Ndoshta do ti ndihmojnë edhe lojtarët të performojnë edhe më mirë dhe të arrijnë rezultate të shkëlqyera”.
 
Ja sekretet e fanellave të reja të Kombëtares shqiptare (Foto) Ja sekretet e fanellave të reja të Kombëtares shqiptare (Foto) Reviewed by Tipi on 12:16 PM Rating: 5

No comments: