Vrasja para fëmijëve: Nën masa të forta sigurie dënohen me burgim të përjetshëm dy shqiptarët në Zvicër

ë maj të vitit 2013, klani i tyre kishte ekzekutuar një baba, pranë syve të dy fëmijëve dhe gruas me 15 plumba, në oborrin e shtëpisë. Tani gjykata e Friburgut ka dhënë vendimin përfundimtar në kushte të larta të sigurisë.

Njihej prej kohësh si rasti më problematik për t'u gjykuar, pasi bëhet fjalë për alishverish mes dy klaneve më të mëdha të mafias shqiptare në Zvicër. Edhe vetë avokatët e palëve janë kërcënuar disa herë me vdekje, shkruanin para pak ditësh mediat zvicerane, përcjell Bota sot.
Tani rasti i vrasjes së babait, Selim E. 36, nga dy shqiptarë tjerë, 33, nga Maqedonia dhe 34 vjeç, nga Kosova, ka marrë fund nga gjykatësi Fabien Gasser, duke i dënuar ata me burgim të përjetshëm dhe pa rrethana lehtësuese. Përveç saj, për dëmin moral shkaktuar familjes së viktimës, ata duhet ta kompenzojnë atë me 220.000 CHF.
Klani i tyre kishte konflikt mes veti prej 2003, ku janë vrarë disa persona, mes tyre edhe fëmijë.
Mohimi i akuzës
Vrasësit kishin mohuar prej kohësh vrasjen dhe përfshirjen në të, por kjo nuk bindi gjykatën. Në bazë të një sërësh indicjesh e provash, duke përfshirë disa gjurmë të ADN-së dhe telefonave, në natën e krimit ata u shpallën fajtorë.
E shoqja e të ndjerit thotë se fëmijët akoma pyesin "ky është babai?
Vrasja para fëmijëve: Nën masa të forta sigurie dënohen me burgim të përjetshëm dy shqiptarët në Zvicër Vrasja para fëmijëve: Nën masa të forta sigurie dënohen me burgim të përjetshëm dy shqiptarët në Zvicër Reviewed by Tipi on 9:08 AM Rating: 5

No comments: