Ja si e rrahu Haxhi Krasniqi kundërshtarin e tij (Video)

Boksieri kosovar Haxhi Krasniqi shkelqeu ne duelin  kunder boksierit turk Cargi Ermis ku pas 8 raundeve arriti qe te fitoj.                                                       Emri: Robin (Haxhi) Krasniqi
Datëlindja: 01

.04.1987
Vëndlindja: Junik, Kosovë
Vëndbanimi: München, Gjermani
Profesionist prej:20.10.2005
Trajnier: Dirk Dzemski, Alfred Segerer
Promotor: SES Boxing
Këshilltar: Luan Dreshaj
Rekordi: 38 Fitore (14 KO), 2 Humbje
Gjithsejt: 40 Lufta

Haxhi Krasniqi është i lindur në Junik të Kosovës. Juniku ishte fshati më i madh në Kosovë derisa pas lufte u shëndrrua në qytetëz me qark komunal, përndryshe Juniku është edhe vëndlindja e shqiptarit të ringut Luan Krasniqi i cili është kusheri i Haxhi Krasniqit. Haxhiu deri në moshën 17-vjeqare jetoj në Junik, atje Krasniqi ishte i angazhuar në Karate ku u bë edhe kampion i Kosovës.
Në fundin e vitit 2004 shkoj në München, Gjermani. Aty vendosi të vazhdoj me boks, pasi që në karate arriti shumë suksese, pa humbur shumë kohë e vizitoj klubin Boxfabrik në München, aty duke u stërvitur me profesionistet, trajneret e klubit e hetuan talentin e tij dhe i dhanë mundësinë që të boksoj menjëherë si profesionist. 
Me 20.10.2005 e zhvilloj luftën e parë dhe në një kohë të shkurtër i beri 12 luftra, 10 prej te cilave i fitoj. Menaxheri Suttner prej vitit 2007 ia bëri të mundur që te luftoj disa here në parameqe të vëllezërve Klitschko dhe kështu u afrimua Haxhiu si 19-vjeçar profesionist çka është jo e natyrshme për këtë sport. 
Me 07.07.2007 Krasniqi luftoj kundër amerikanit Berry Butler i cili ne atë kohë kishte nje rekord prej 45 luftrave dhe nje moshë shumë më të pjekur se kosovari, Haxhi Krasniqi e fitoj duelin ndaj tij me poena para 20.000 shikuesve në Cologne Arena të Gjermanise ku i kryqëzonte dorëzat edhe kampioni i peshave të rënda Wladimir Klitschko me amerikanin Lamon Brewster. 
Në Shtator të vitit 2010 Haxhiu bëri një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij, në bashkëpunim me Këshilltarin Luan Dreshaj arritën të gjejn një marëveshje me klubin e mirënjohur gjerman SES-Boxing dhe nënshkruan një kontrat e cila mund ta sjell pranë titujve të botës. Me datë 23 Tetor Krasniqi zhvillon duelin e parë për promotorin e tij të ri SES-Boxing dhe nën mbikqyrjen e trajnerit poashtu të ri, Dirk Dzemski. Këtë duel Haxhiu e fitoi bindshëm mbi 8 raunde.
Pastaj vijojnë titujt, me 21.10.2011 Krasniqi e fitoj titullin WBO të Europës me KnockOut teknik në raundin 4 kundër francezit Abdelhakim Derghal. Me 07.01.2012 Krasniqi arriti të mbron këtë titulli, serish kundër një francezi me prejardhje algjeriane, Hakim Zoulikha. Këtë të fundit Krasniqi e mposhti me KO në raundin 12. 
Ndërkohë ekipi i Krasniqit mori një ofertë për të luftuar kundër kampionit WBO të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, Nathan Clevlery, u caktua edhe data, me 28 Prill 2012 duhej të luftohej për titullin e botës në Londër, por britanezi Cleverly e anuloj duelin vetëm 2 javë para tij, dueli pastaj do të zhvillohej dy muaj më vonë, por as pas dy muajve kampioni Cleverly nuk ishte i gatshëm të lufton me boksierin shqiptarë. 
Me 25 Gusht 2012 Krasniqi luftoi për titullin WBO International kundër turkut me vëndbanim në Berlin Serdar Sahin, lufta u zhvillua në O2 World Arena në Berlin dhe serish doli fitues boksieri shqiptar, Krasniqi e rrëzoi turkun Sahin që në raundin e parë, por ai arriti të vazhdon lojen, pastaj në raundin 4, pas një "uppercut-i" tronditës nga Krasniqi mbaroi çdo gjë, fitues me KO në raundin 4 u shpall Haxhi Robin Krasniqi, kjo ishte fitorja e 38 në duelin e 40.
Ja si e rrahu Haxhi Krasniqi kundërshtarin e tij (Video) Ja si e rrahu Haxhi Krasniqi kundërshtarin e tij (Video) Reviewed by Tipi on 6:30 AM Rating: 5

No comments: