Ku dhe si ishin yjet për Vitin e Ri

Ku dhe si ishin yjet për Vitin e Ri

Gjystja, Sinani, Mimoza dhe Stupcat e kallin Zvicrën, 3 netë madhështore në Schlieren ne Restaurant “Salmen” nga Mega Event.

Një Vit i Ri ka trokitur, që deshi Zoti ka ardhur i bardhë dhe pa ndonjë incident në atmosferat e mëdha festive kudo ku ka shqiptarë. Por sikur edhe kemi thënë më parë artistët më të mirë shqiptarë ata të dekadave, por edhe të rinjtë këngëtarë kanë qenë të organizuar dhe të ftuar kudo.
Ne ishim ditën e fundit të vitit në aeroportin e Prishtinës, madje udhëtuam me ta dhe një pjesë e mirë e aeroplanëve që niseshin drejt Zvicrës dhe Gjermanisë ishin të mbushur me artistë shqiptarë të cilët së bashku me valixhen e tyre rrinin edhe në telefonin e tyre duke kontaktuar me njërëz, organizatorë, fansa dhe duke reklamuar posterin ku ata do të këndonin. Ndoshta mund të themi se ka qenë një nga ndërrimet e mot-moteve që ka pasur më shumë organizime dhe shumica super të suksesshme, sidomos ata organizatorë që kishin menduar kohë më parë për vendin dhe artistët dhe kombinimin e tyre.
Edhe këtë herë ne si gazetë duke qenë më pranë tyre në Diasporë bëmë një hulumtim madje duke qenë edhe të pranishëm edhe në disa mbrëmje dhe rezultati vjen tani për të gjithë ju lexues për të parë se si dhe ku e priten Vitin e Ri emrat më “In” të estradës shqiptare.
E nisim me organizimin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në Diasporë e konkretisht aty ku shqiptarët e bëjnë më së mirë dhe janë të shumtë në Zvicër, e konretisht në Schlieren afër Zurichut. Organizatori Robert Ukaj dhe Mega Event së bashku me familjen Komani tashmë tradicionalisht e njohur për mikpritjen e tyre në Restaurantin e bukur ”Salmen” kishin menduar shumë kohë më parë me mjaft zgjuarsi që të sillnin emrat që dinë ta kallin atmosferën.
Robert Ukaj së bashku me Manuel Komanin organizuan në këtë ambient shumë festim jo një por tre netë madhëshore që secila kishte atmosferën e stërmbushur me shqiptarë duke dëgjuar artistët më të vecantë shqiptarë që dinë dhe ia thonë bukur muzikës shqiptare dhe “Live”. Sinan Vllasaliu, Gjyste Vulaj, Mimoza Shkodra, Leonida Marjakaj, Labinot Rexha, Astrit Mulaj, Kolë Oroshi si dhe këngëtarja trendi Enca Haxhia dhe humoristët më “In” të momentit Stupcat, performuan orë pa fund në ktëo mbrëmje që flitet se kanë qenë më të shtrenjta të organizuara ndonjëherë në Diasporë.
Por hulumtimi ynë vazhdon duke qëndruar sërish në Zvicër ku në natën e ndërrimit të viteve po në Zurich ka qenë i ftuar në “Rinora 4” edhe Labinot Tahiri, Dhurata Dora dhe reperi 2 Ton që kanë krijuar një atmosferë shumë të mirë.
Në Zvicër në ambiente të ndryshme por që shpesh herë i takonim në të njëjtin stacion, të kërkuar dhe të suksesshëm kanë qenë edhe Elvana Gjata, Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi, Ledri Vula, Zajmina Vasjari e shumë të tjerë. Edhe në Gjermani artistët janë mirëpritur mirë, ku nuk mungoi këngëtari Meda dhe atmosefra dhe show që din të bën ai, i ftuar në disa vende, por që e ka kalluar sidomos diskon “Enjoy”, apo po në Gjermani dhe me mjaft të ftuar e kanë pritur Vitin e Ri 2016 edhe Lori dhe Afrim Muciqi. Edhe shqiptarët në Amerikë kanë festuar me shumë artistë festat e Vitit të Ri me plot mbrëmje.
Ne mësojmë nga dëshmitarë okularë që i madhi Sabri Fejzullahu e ka “djegur” krejt Amerikën, ku vetëm në Brooklyn ka pasur plot e përplot shqiptarë ku artisti i ka mahnitur të ftuarit dhe mbrëmja ishte organizur nga Agim Muja dhe Benny Hoxha, e së bashku me Sabriun ishte i ftuar edhe artisti tjetër Nikollë Nikprelaj.
Por mbrëmje të vecanta dhe të mira kanë pasur edhe artistë të tjerë që lapsi i ka rënë të këndojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si Gena si gjithmonë me super mbrëmjet në Prishtinë dhe Rovena Stefa në Shqipëri dhe në Kosovë.
E tani në fund ne su sjellim edhe disa foto të artistëve shqiptare se si janë dukur në këto mbrëmje festive, ku përvec se kanë argëtuar shqiptarët në netët më të bukura të një viti, i kanë kushtuar rëndësi edhe pamjes së tyre, sidomos kur i referohemi femrave të njohura të skenës./Bota sot




Ku dhe si ishin yjet për Vitin e Ri Ku dhe si ishin yjet për Vitin e Ri Reviewed by Tipi on 10:05 AM Rating: 5

No comments: