25 vite nga operacioni i famshëm: Pacienti është gjallë e mjeku ka vdekur (Foto)

Fotografia nga James Stanfield në vitin 1987, ku kirurgu kardiak i famshëm polak, Dr. Zbigniew Religa, pas operacionit të rëndë të transplantimit të zemrës që zgjati 23 orë, vazhdon të ndjekë nga afër gjendjen e pacientit në një monitor, përderisa asistenti i tij nga lodhja veç fle në dysheme, kishte bërë xhiron e botës.
Ajo ishte shpallur edhe fotografia e vitit në National Geographic, një moment që është përjetuar me të vërtetë si historik – pasi ai ishte i pari transplant i suksesshëm i zemrës i kryer në Poloni.
Që nga kryerja e këtij operacioni kanë kaluar 25 vjet dhe pacientit, i cili edhe atëherë nuk ishte i ri, i ishte thënë se i është “dhënë një jetë e re”.
E sot pas 25 vitesh Tadeusz Zytkiewicz thotë: “Ai më shpëtoi jetën kur mjekët tjerë thanë se asgjë nuk mund të bëhej. Isha 61 vjeç dhe mjekët mendonin se isha shumë i vjetër”.
Çka është më interesante, është fakti se mjeku legjendar, për dallim nga pacienti i tij nuk e ka pritur 25 vjetorin e operacionit.
Dr. Zbigniew Religa vdiq në mars të vitit 2009, pas një beteje dyvjeçare me kancerin në mushkëri, në moshën 71 vjeç.
25 vite nga operacioni i famshëm: Pacienti është gjallë e mjeku ka vdekur (Foto) 25 vite nga operacioni i famshëm: Pacienti është gjallë e mjeku ka vdekur (Foto) Reviewed by Tipi on 4:09 PM Rating: 5

No comments: