Duhanpirësve së shpejti do tu duhet të paguajnë më shtrenjët për një pako të cigareve, pasi që qeveria ka filluar me ngritjen e akcizës për këtë produkt.
Qeveria e Kosovës në letrën e fundit që i ka dërguar Fondit Monetarë Ndërkombëtarë e ka njoftuar se planifikon që me rritjen e akcizës të gjeneroj 10 milion euro në buxhetin e vendit, raporton Gazeta Fjala.
Sipas zyrës për informim në Ministrinë e Financave për këtë çështje është hartuar një kalendari për ngritje të akcizës në duhan.
“Ku përveç llogaritjes së të hyrave shtesë, kujdes të veçantë i është dhënë vendeve të rajonit dhe BE-së”, tha zëdhënsi Muharrem Shahini.
Derisa vitin e kaluar kur ishte ngritur akciza taksa për import të duhanit ishte rritur prej 32 euro për kilogram të importit të duhanit në 35 euro, me ndryshimet e radhës pritet që kjo ngritje të shkoj deri në 90 euro për 1000 copë cigare sipas çmimeve që i aplikojnë vendet e BE-së.
“Për këtë arsye Kosova ka filluar me ngritjen e akcizës për këtë produkt përveç që të jetë në nivel me vendet e rajoni në mënyrë që ti shmanget evazionit fiskal po ashtu edhe që të mund të përafrohet në të ardhmen edhe me kërkesat e BE-së”, tha Shahini.
Shteti godet duhanpirësit, rritet çmimi i cigareve
Reviewed by Tipi
on
1:49 PM
Rating:
No comments: