Masakra në Elbasan, vazhdojnë kërkimet për kapjen e “policëve”, si u shtangën viktimat kur panë autorët

Foto: Djathtas, viktima Agron Çapja; majtas, djali i tij i plagosur Arnold Çapja
Policia e Shtetit ka nisur një operacion gjatë natës për gjetjen dhe arrestimin e autorëve të masakrës së ndodhur në Elbasan mbrëmë. Gjatë gjithë natës, forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia e Elbasanit kanë kryer kontrolle në Elbasan, Peqin, Librazhd si dhe në akse rrugore të këtij qarku për të rënë në gjurmët e vrasësve të veshur si policë.
Deri tani janë shoqëruar me dhjetra persona në komisariat, që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë. Policia e Elbasanit dhe lajmëruar edhe policinë e Durrësit e të Korçës për të ngritur postblloqe, me qëllim ndalimin e ndonjë automjeti të dyshuar. Tre të vrarë dhe shtatë të plagosur është bilanci i luftës së djeshme pranë stadiumit Elbasan Arena.
Viktimat janë:
Agron Çapja
Ardit Sinakolli
Eno Bedalli
Të plagosurit janë:
Arnold Çapja
Ardian Zharri
Fejzulla Çapja
Ferit Muça
Bujar Reshka
Florenc Çapja
Si nisi ngjarja?
Ka qenë ora 20:00 kur katër persona të veshur me uniforma policie kanë udhëtuar me makinë nga zona periferike e Krastës dhe kanë ndaluar para një lokali tek stadiumi Elbasan Arena, ku ndodhet edhe kompleksi i fisit Çapja. Në këtë moment, autorët dolën nga makina me kallashnikovë në duar dhe qëndronin para lokalit. Personat që ishin brenda mbetën të shtanguar, pasi menduan se ishin policë që po kryenin ndonjë operacion policor. Pa asnjë paralajmërim, 4 “policët” qëlluan me breshëri ndaj gjithë personave që ndodheshin në lokal, duke lënë të vdekur e të plagosur. Menjëherë u futën në makinë dhe u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur. Dëshmitarë të ngjarjes kanë lajmëruar policinë, e këta të fundit mbërritën brenda pak minutave në vendngjarje. I vdekur në vend mbeti Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Të plagosurit e tjerë u nisën me helikopterin e ushtrisë në spitalin Traumës në Tiranë. Nga këta, tre janë në gjendje kritike për jetën.
Frika në qytet
Pas masakrës së ndodhur, nëpër rrugët e Elbasanit nuk është parë njeri, pasi të gjithë kishin mbyllur qepenat e bizneseve dhe kishin shkuar në shtëpi. Edhe qytetarë që kishin dalë shëtitje në qytet, me të mësuar se çfarë kishte ndodhur janë mbyllur në shtëpi. Duke parë frikën e krijuar në Elbasan dhe situatën e rrezikshme, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri urdhëroi që në këtë qytet të shkonin urgjentisht forcat RENEA dhe FNSH. Gjatë gjithë natës ka patur forcat të shumta policore që patrullonin nëpër qytet.
Konflikti
Nga dyshimet e para, mendohet se bëhet fjalë për hakmarrje mes dy fiseve Çapja dhe Mema që prej vitit 2005. Historia e konfliktit mes tyre nisi pas një sherri banal, me sharje e fyrje në një lokal nate të Elbasanit.
Masakra në Elbasan, vazhdojnë kërkimet për kapjen e “policëve”, si u shtangën viktimat kur panë autorët Masakra në Elbasan, vazhdojnë kërkimet për kapjen e “policëve”, si u shtangën viktimat kur panë autorët Reviewed by Tipi on 1:03 AM Rating: 5

No comments: